Maradona: Jam gjallë, nuk kam vdekur!


Diego Armando Maradona është tërbuar pasi doli në qarkullim lajmi i rremë mbi vdekjen e tij.

“Dua t’i them të gjithë botës që jam shumë i gjallë dhe shumë mirë. Jam i tërbuar pasi në rrjetet sociale u bë virale një gënjeshtër mbi mua. Për fat të keq, unë nuk mund t’i bëj të mirë njerëzit mediokër”, ka deklaruar legjenda e futbollit argjentinas.

“Në pushimin e ndeshjen u ndjeva keq. Mjeku më tha të ikja në shtëpi, por nuk mund ta bëja këtë. Kombëtarja ime po luante gjithçka në atë ndeshje, nuk mund të largohesha”, theksoi Maradona.

Baby Boo