Bajrami: “Për fëmijët e mi babadimri nuk ekziston!”


Fëmijët i kam në shkollë ku si çdo fëmijë edhe fëmijët e mi nuk mund ta kenë të qartë se babadimri dhe pakot e Vitit të Ri nuk janë diçka reale!
Jam shumë mirënjohëse dhe falenderuese ndaj mësueseve të fëmijëve të mi, të cilat nuk debatojnë dhe nuk krijojnë huti tek nxënësit për çfarëdo reagimi paksa të ndryshëm që mund të bëjë fëmiu im në klasë!
Erdhi Belkisa nga shkolla, me të hyrë në derë nanë më fal, pse i thash, po e kam shënu emrin për me marr paketë, do ta blej një dhuratë tjetër i thash..

Nuk dua të i ndaj fëmijët e mi, por me vite i mësojmë për mënyrat dhe vlerat e caktuara që ka feja jonë, në një far mënyre tani për krishtlindje duhet të ua spjegojmë rrjedhojën dhe historikun e gjith kësaj, ku rezultati mund të i hutoj vet fëmijët e mi që në këtë moshë nuk mund të akceptojnë gjëra aq të mëdha!
Ata dijnë se Zoti është një, nuk mundë të akceptojnë saktë dhe drejtë çështjen e metafizikës e të ngjajshme!

Edhe pse ata si fëmijë festojnë në mënyrë verbale sot, nesër mund të hasim vështirësi në realizimin e fesë në mënyrën e drejtë!
Secili nga ne ka barën, detyrën dhe obligimin e caktuar ndaj fëmijëve të vetë.
Lus Zotin që gjithë prindërit të hasin në mirëkuptim me fëmijët e tyre.
Sot nuk ka detyrime, sepse vdiq koha e komunizmit, kur nxënësve u prishej me dhunë agjërimi, në mektebe shkonin fshehurazi e të ngjajshme..
Ndaj debato më pak, thjeshtësoj gjërat, ik nga diskutimet e kota, lute Zotin që të na begatojë me fëmijë të mirë. – Shkruan Emine Bajrami.

Baby Boo