Milloshoski: Kuvendi të bashkohet rreth rezolutës së përbashkët


VMRO-DPMNE-ja ditëve në vijim në Kuvend do të propozojë tekstin e propozim-rezolutës që definon pozicionet shtetërore të Maqedonisë për eurointegrimet, por gjithashtu edhe pozicionet lidhur me cfarëdo mohimi të identitetit gjuhësor, kulturor ose kombëtar maqedonas, për shkak se kjo është në kundërshtim të vlerave evropiane.
Këtë e bëri të ditur, Antonio Milloshoski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së në një pres-konferencë për media.

“Rezoluta për cështje kombëtare miratohen në Bullgari, Gjermani, Slloveni, Rumani dhe në Itali. Përse Maqedonia të bëjë përjashtime dhe përse Qeveria nuk është gati që në Kuvend të hapim debatin dhë ta ndërtojmë konsensusin e gjerë rreth propozim-Rezolutës për linjat e kuqe maqedonase, e cila nëse miratohet në Kuvendin e Maqedonisë, nuk do të ndihmojë vetëm diplomacinë maqedonase dhe shoqërinë por edhe miqtë tanë në kuadër të BE-së. Për shkak se kjo propozim-Rezolutë bazohet në kartën e OKB-së dhe Konventës për të Drejta të Njeriut të Këshillit të Evropës në Strazburg”, u shpreh Milloshovski.

Baby Boo