Maqedonia ka 1 milion e 805 mijë e 707 votues


Prej sot është hapur lista e  zgjedhësve, në të cilën qytetarët do të mund të bëjnë kontroll nëse kanë të drejtë vote në Referendumin e 30 shtatorit për emrin. Sipas regjistrimit të fundit dhe pastrimit të listës zgjedhore, Maqedonia ka 1 milion e 805 mijë e 707 votues. Më së voni deri më 7 shtator KSHZ do ta përmbyll Listën Zgjedhore, në të cilën do të bëhen ndryshimet që do të dalin nga shqyrtimi publik, kështu që pritet numri i votuesve të ndryshojë.Zëdhëënsja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve , tha se ndryshimet në Listën Zgjedhore qytetarët mund t’i bëjnë vetëm me kërkesa, të cilat do të dorëzohen me dokumentet adekuate.Votimi në diasporë do të bëhet më 29 shtator, një ditë para mbajtjes së referendumit në Maqedoni.(koha)

Baby Boo