Maqedonia importon ushqime të modifikuara gjenetikisht


Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka zbuluar se në Maqedoni janë importuar dy prodhime të modifikuara gjenetike, orizi dhe bërxolla dhe grimcat prej sojës pa u deklaruar.

Misri për pula është nga Argjentina, bërxollat prej sojës dhe grimcat e bukës janë nga Serbia ndërsa orizi është prodhuar nga farat e modifikuara gjenetike të importuara.

Të gjitha janë gjetur në depo të operatorëve me ushqim dhe nuk janë lëshuar në shitje me pakicë, përveç një pjesë e grimcave dhe bërxollave të sojës të cilat tashmë janë tërhequr dhe janë nën kontroll zyrtar.

Baby Boo