Maqedonia e Veriut e dyta në rajon për nga numri i testeve të bëra për COVID-19


Në një postim të ndarë në rrjetin e tij social Facebook, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka shkruar se Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon për sa i përket numrit të testeve të koronavirusit të kryera për 1 milion banorë.

“Ne kemi teste të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e vendit tonë. Ky është një rezultat i shkëlqyeshëm, jo ​​vetëm për numrin e testeve, por edhe për qasjen e përgjithshme për të identifikuar pacientët, rezultatet e tyre dhe grupimet e pacientëve. Aktualisht kemi 4500 teste dhe rezervat plotësohen çdo ditë. Ne presim dhurimin e 20,000 kompleteve për teste – gjë që është e mjaftueshme për nevojat sipas popullsisë totale në vend” ka shkruar Filipçe në Facebook.

Baby Boo