Maqedonia do të krijojë `one stop shop` edhe me Shqipërinë


Ministri i Еkonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi sot se Maqedonia do të krijojë `one stop shop` sistem për kontrollin e përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë, me qëllim që të rritet bashkëpunimi tregtar mes dy vendeve.

`Maqedonia është plotësisht e angazhuar që të rrisë bashkëpunimin me vendet e rajonit, duke krijuar një zonë të përbashkët ekonomike, e cila do të rrisë konkurrencën e kompanive tona`, tha ministri Bekteshi, në deklaratën e dhënë përpara debatit publik në Odën Ekonomike të Maqedonisë, që kishte për temë përfitimet e ekonomisë së Maqedonisë nga anëtarësia në NATO dhe në BE.

Ministri Bekteshi tha se qëllimi i këtij projekti është që të lehtësojë tregtinë e lirë të mallrave, të përmirësojë menaxhimin e përbashkët të rrezikut dhe të risë sa më shumë shkëmbimin tregëtar midis dy vendeve.

Fillimi i zbatimit të projektit për kontroll të përbashkët të kufijve, sipas sistemin `one stop shop` ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, si shtete nënshkruese të Konventës Ndërkombëtare për Thjeshtësimin dhe Harmonizimin e Procedurave Doganore është pjesë e planit të veprimit për krijimin e një zone ekonomike rajonale të Ballkanit Perëndimor, të miratuar në Samitin e BE-së dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Trieste në vitin 2017-të./Pacensure

Baby Boo