Maqedonia Bllokon: Kançevska-Milevska nuk u tregua mikpritëse e mirë


Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga Shtabi i krizës kundër ndryshimeve kushtetuese, shpërbërjes së Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve “Maqedonia Bllokon”, thonë se janë të dëshpëruar nga sjellja e deputetes Kançevska-Millevska që siç thonë ata, është person që ka humbur ndjenjën kombëtare.

Sipas tyre, Kançeska-Mileska nuk ka pritur popullin sipas traditës maqedonase dhe se tani ajo ka marrë rrugën e vlerave liberale të BE-së dhe NATO-s, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se gjatë takimeve të “Maqedonia Bllokon” te deputetët tjerë kanë marrë ftesë për bisedë.

“Maqedonia Bllokon” u formua nga 70 organizata maqedonase që kanë për qëllim ndalimin e ndryshimeve kushtetuese.

Baby Boo