Maqedoni: Sot gjyqi për “Maxhar Telekom”, në shënjestër ish-drejtorët e Telekomit dhe politikanë


Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdon gjyqi për rastin “Magjar Telekom”, pas ndërprerjes së tij në vitin 2011. Tani ky rast ka kaluar në Prokurorinë Speciale, dhe pritet të nis nga e para. Të akuzuar janë tre ish-drejtorë të Telekomit të Maqedonisë, kryesisht shtetas hungarez: Atila Senderei, Rolf Plat dhe Zoltan Kishjakus, të cilët tanimë shtatë vite janë të pakapshëm për organet e ndjekjes.

Ka dyshime edhe për përfshirjen e politikanëve dhe funksionarëve nga Maqedonia, të cilët kanë pranuar mito. Për këtë rast po udhëhiqet procedure gjyqësore edhe në SHBA dhe tanimë është në fazën finale. Lidhur me “Magjar Telekom” ishin përmendur ish-kryeministri Vllado Buçkovski, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-zv/kryeministri Musa Xhaferi, të cilët siç janë akuzuar nga ish-spiuni Sllobodan Bogoevski se kanë përfituar 7,5 milionë euro nga drejtorët e Telekom, por që këto para nuk dihet se ku përfunduan. (INA)

Baby Boo