Maqedoni: S’ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin


Organizatat joqeveritare alarmojnë se korrupsioni në Maqedoni vazhdon të jetë shqetësues dhe për këtë ato kërkojnë luftë më të ashpër dhe vullnet më të madh politik për çrrënjosjen e kësaj dukurie. Platforma e organizatave joqeveritare gjithashtu kërkon përfshirje më të madhe të tyre në luftimin e korrupsionit, ndërsa ka adresuar një sërë kritikash për institucionet sidomos për Komisionin Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit.

Edhe pse fillimet e këtij institucioni ishin relativisht të suksesshme për fat të keq pas disa viteve ajo u shndërrua në një trup jo funksionues dhe i cili nuk kishte sukses.02:32-45 Kur tani ka ardhur koha me bisedimet me Bashkimin Evropian dhe aty është vënë në dukje lufta kundër korrupsionit përkatësisht mos suksesi i Maqedonisë në këtë luftë.09:46-57 Komisioni Anti korrupsion duhet të fokusohet në korrupsionin e mesëm dhe të lartë dhe të punoj në koordinim Prokurorinë Publike – deklaroi Ana Janevska Deleva- drejtore ekzekutive e Transparency Maqedoni.

Përfaqësuesit e OJQ-ve vlerësojnë se duhet të përforcohen kapacitetet e Komisionit Antikorrupsion, të bëhet zgjedhje transparente e anëtarëve, për të cilët duhet të vendosen edhe masa për ndjekjen e pronës së tyre.

Të zbatohen masa për ndjekjen e gjendjes pronësore të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Komisionin Antikorrupsion. Kuvendi duhet të ketë nivel të lartë të transparencës për informatave financiare. Qeveria duhet të jetë e përgatitur për kritikat nga opinioni dhe mediat – Dona Dimov Markovska- përfaqësuese e platformës.

Platforma e OJQ-ve gjithashtu vuri në dukje edhe nevojat për reforma në Gjyqësor, me qëllim që të ketë më shumë transparencë dhe qasje profesionale, që të mund të marrin epilog të gjitha rastet e ngritura për korrupsion./AlsatM

<iframe width=”620″ height=”349″ src=”https://www.youtube.com/embed/XiTwv9IOgoU” frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen></iframe>

Baby Boo