Maqedoni: Qytetarët harxhojnë 200 milion euro në bastore (statistika)


Qytetarët në Maqedoni harxhojnë në bastore afër 200 milionë euro, ndërsa për ushqim harxhojnë afër 600 milionë euro. Kjo i bie se lojërat e fatit i kushtojnë buxhetit familjar sa një e treta e të hollave që harxhohen për artikujt e ndryshëm ushqimor brenda një viti, percjell Fakte. Të dhënat e Drejtorisë për të Ardhura Publike tregojnë se bizneset e bastoreve sportive vitin e kaluar kanë pasur qarkullim prej 198 milionë euro, gjegjësisht qytetarët kanë harxhuar afër 200 milionë euro me shpresë se do dalin prej problemeve financiare.

Nga ana tjetër, përllogaritjet të bazuara në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës lidhur me qarkullimin në tregtinë me pakicë, tregojnë se sipas prodhimeve të ndryshme si pemë-perime, mish, qumësht, bukë dhe prodhime të ndryshme të furrës, pije të ndryshme, duhan, e kështu me radhë, qytetarët kanë harxhuar afër 590 milionë euro.

Në ndërkohë, analiza e të dhënave për konsumin e llojeve të ndryshme të ushqimit tregon se qytetarët, bile më shumë harxhojnë për baste se sa harxhojnë për pemë-perime, bukë apo mish. Nëse krahasohet vetëm harxhimi i të hollave për perime si groshë, speca, domate… apo pemëve si mollë, banane, rrush… për të cilat në vit harxhohen afër 78 milionë euro, atëherë del se kjo shumë është për pesë milionë euro më e vogël se shuma që qytetarët kanë harxhuar vetëm në bastoret “Sport Lajf “ për një vit. Gjithashtu, të hollat që qytetarët kanë harxhuar për të luajtur baste në zinxhirin më të madh të bastoreve në vend “Sport Lajf” prej afër 83 milionë euro është më i madh se harxhimi i 60 milionë eurove i mishit apo bukës dhe parorive të bardha për një vit.

Harxhimi i madh të qytetarëve për lojërat e ndryshme të fatit shpjegohen nga ana e sociologëve si rënie e ekonomisë, por edhe orientim i kotë drejt zgjidhjes së problemeve financiare përmes vënies baste. Nga ana tjetër, qytetarët shpresojnë se me 50 deri me mijëra denarë për pagesën e një basti, mund të fitojnë deri 600 mijë denarë dhe me këtë, të zgjedhin problemet e ndryshme ekzistenciale. Këtë e ofrojnë bastoret sportive në vend për të gjithë ato që dëshirojnë që në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë të fitojnë ndonjë denarë.

Prej Kampionatit Botëror në futboll, kampionateve të tenisit si ai i Uimblldon, kualifikimeve për Ligën Evropa apo Ligën e Kampionëve, futbollit të pesë ligave më të fuqishme evropiane, por edhe të shumicës së ligave të futbollit në tërë botën, basketbollit, hendbollit, etj. Në buletinet ekziston një përzgjedhje e madhe e sporteve të ndryshme. Ofrohen edhe llojet e ndryshme të fitimit në rast se ia qëlloni se si do të përfundojë ndonjë lojë, sa gola do të shënohen, si do të përfundojë pjesa e parë ose e dytë e kështu me radhë. Në ndërkohë, përllogaritjet e tjera tregojnë se nëse në vit harxhohen 200 milionë euro në bastore, ndërsa Maqedonia ka dy milionë qytetarë të Maqedonisë, atëherë del se çdo qytetar në mesatare vendos nga 100 euro në bastore.

Nëse e marrim parasysh se në totalin e banorëve ka mjaft edhe persona të rritur dhe gra që rrallëherë apo asnjëherë nuk mbushin ndonjë tiket basti, atëherë mund të konstatojmë se në mesatare – çdo banor i Maqedonisë në vit harxhon në bastore nga një pagë mesatare. Në ditë, në Maqedoni paguhen afër 550 mijë euro para në bastore, ndërsa mesatarja thotë se çdo banor harxhon nga 17 denarë në ditë në bastore.

Baby Boo