Maqedoni: Prej sot ndalohet pagesa mbi 2 mijë euro në “kesh”


Prej sot është ndaluar pagesa me para të gatshme për mallëra dhe shërbime në vlerë mbi dy mijë euro në kundërvlerë në denarë, konform ndryshimeve të fundit të Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Pragu paraprak për pagesa me para të gatshme ishte 15 mijë euro.

Nga 1 Janari vitin e ardhshëm shuma për pagesë me para të gatshme do të zvogëlohet në 1000 euro, kurse nga 1 Qershori I vitit të kaluar kjo shumë do të zvogëlohet në 500 euro në kundërvlerë me denarë. Ndalesa vlen për të gjithë personat fizik dhe juridik. Zbatimin e kësaj ndalese ligjore me qëllim të zvogëlimit të ekonomisë gri në vend, do ta kontrollojë Drejtoria e të Ardhurave Publike. /Art Channel

Baby Boo