Maqedoni, policia me aksion kundër migrantëve


Zyrtarët e policisë së Maqedonisë kanë ndaluar 9 persona migrantë në autostradën Shtup-Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se në orët e hershme të mëngjesit në autostradën Shtip-Shkup pjesëtarët e policisë nga stacioni policor Sveti Nikollë kanë dhënë shenjë për të ndaluar një automjet pa targa.

“Shoferi nuk u ndal, ai ktheu automjetin dhe u nis në drejtim të Shtipit. Pranë stacionit shoferi ndaloi automjetin dhe iku. Nga kontrolli në automjet u zbuluan 9 migrantë, 6 prej tyre nga Bangladeshi dhe 3 nga Pakistani”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se janë ndërmarrë masa për të ndriçuar rastin.

Baby Boo