Maqedoni, po mendohet për zvoglimin e ministrive


Ideja për zvogëlimin e numrit të ministrive, gjegjësisht shfuqizimin e ministrive pa resorë vlerësohet si ide e mirë. Njohësit e rrethanave politike thonë se këto ministri deri më tani, jo vetëm që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit, por edhe kanë çorientuar edhe punën e ekzekutivit.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, së fundmi është deklaruar se në bisedimet për të siguruar shumicë të re parlamentare, mes tjerash – me partnerët e ardhshëm do të bisedojë edhe për zvogëlimin e numrit të ministrive. Sipas tij, të gjitha ministritë pa resorë, përveç Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe atë për Çështje ekonomike, do të shfuqizohen. “Edhe gjatë fushatës elektorale kemi premtuar edhe në vet fushatën zgjedhore se ministritë pa resor do ti shfuqizojmë. Kjo do të thotë se mund të bisedohet që të vazhdojnë së funksionuari, vetëm se zëvendëskryeministrat për çështje evropiane dhe ekonomike, të gjitha tjerat gjashtë apo shtatë sa ishin, do të shfuqizohen. Shteti, sipas Ligjit për Qeverinë, ka 16 ministri”, deklaroi Zaev.

I pyetur të komentojë idenë e kreut të LSDM-së për shfuqizimit të ministrave pa resor, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në deklaratë për gazetën KOHA deklaroi se këto janë çështje që negociohen, nëse vije deri te negociatat. “Ne jemi duke i analizuar gjërat”, nënvizoi Ahmeti.

Baby Boo