Maqedoni, pirja e duhanit, shkaktari i dytë i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare


Në Maqedoni përdorimi i cigares te të rinjtë është zvogëluar, por numri i të rriturve është ende i lartë dhe është shkaku i dytë i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare pas presionit të gjakut.

Pirja e duhanit është e lartë në Maqedoni, por përdorimi i cigares te fëmijët ka rënë që nga viti 1999, sipas studimeve të institucioneve shëndetësore.

Studimet institucionale tregojnë se mbi 56 përqind e fëmijëve të moshës 16 vjeç atëherë kanë pirë cigare, ndërsa në vitin 2015 shifra u zvogëlua në 38 përqind. Ka rezultate pozitive tek fëmijët e moshës 13 deri në 15 vjeç, por ende një numër i madh i të rriturve në vend janë duhanpirës.

“Sondazhi në vitin 2017 tregoi se 46 për qind e njerëzve në moshë midis 15 dhe 64 vjeç janë duhanpirës. Prej tyre, mbi 56 për qind janë burra dhe mbi 33 për qind janë gra. Është karakteristike që të rinjtë e moshës 15 deri në 34 vjeç janë gjithashtu duhanpirësit në 40 për qind, dhe kjo është vërtet një fakt shqetësues”, thotë Dr. Elena Qosevska nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas hulumtimit, duhani është shkaku i dytë i vdekjes pas sëmundjeve kardiovaskulare në Maqedoni pas presionit të gjakut. Nga gjithsej 20 mijë njerëz të vdekur në vit, 11-12 mijëra janë nga sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut, dhe vdekshmëria nga sëmundjet malinje është e lartë.

Baby Boo