Veprimi i zyrtarëve të Vetëvendosjes që nervozojë ndjekësit e tij në Facebook [FOTO]


Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me kryetarin e degës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitija dhe deputetin Xhelal Sveçla kishin vendosur që gjatë ditës së djeshme ta shikojnë bashkë ndeshjen “Liria – Prishtina”.

Mirëpo jo gjithçka në këtë ndeshje ka shkuar mirë.

Në një fotografi të cilën Haskuka e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, shihen ulur më ndryshe se shikuesit e një ndeshje futbolli.

Haskuka, Vitja dhe Sveçla janë ulur në karrige e jo në tribuna sic ulen shikuesit kur shikojnë ndeshje

“Liria – Prishtina derbi tradicional që meriton vëmendje. Me Arbenin Vitinë duke shijuar lojën në stadiumin ‘Përparim Thaqi’. Uroj fairplay dhe lojë të bukur”, kishte shkruar Haskuka, në përshkrimin që e kishte shoqëruar me fotografinë.

Për këtë veprim ndjekësit e Haskukës nuk kanë lënë pa komentuar pse për ata janë siguruar ulëse në tribunat e stadiumit, derisa tifozët janë ulur në beton.

“e pse ju ne karrige, e shikuesit tjere ne cement? Plus ata kane pagu hyrje ju keni hy pa pagese. TURP !”, ka shkruar një komentues.

“Pse nuk jeni ule edhe ju si te tjeret, ne shkalle?”, shkruan një tjetër.

“Ulnu toke, se latë nam”.

“Ku e ke modestin per me ul edhe ti ne beton si tifozt tjere, nashta pe kepton qe shembullin e karriges e keni në gjak edhe ju!”.

Baby Boo