Maqedoni: Personat që vaksinohen, nuk ka nevojë të shpërblehen


Interesimi për vaksinim është i mirë, andaj nuk ka nevojë që qytetarët që do të vaksinohen kundër Covid-19, të shpërblehen, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Mendoj se nuk ka nevojë për asnjë formë të shpërblimit”.

Me të vërtetë, deri më tani ka interesim të mirë. Një pjesë e fushatës ka filluar, një pjesë do të vazhdojë nëpërmjet Qeverisë dhe ministrive”, tha Filipçe.
Shtoi, se një pjesë e fushatës për ngritjen e vetëdijes për t’u vaksinuar tashmë ka filluar në bashkëpunim me UNICEF-in, fushata tjetër pritet të fillojë periudhës që vijon.

Baby Boo