Gruaja që mbyti dy shqiptarët në Itali tregon arsyen

Dy të rinj u aksidentuan për vdekje në orët e para të mëngjesit në Piazenca të Italisë, duke tronditur komunitetin.

Ergi Skënderi dhe Xhuljo Kaja, 20 dhe 22 vjeç, ishin viktimat e aksidentit.

Ata kanë dalë nga një lokal nate e po ktheheshin në shtëpi kur shoferja italiania Irena Vetere i përplasi për vdekje.

Nga hetimet rezultoi se Vetere ishte 5-fish mbi normën e lejuar. Gruaja është në spital në pritje të arrestimit nga policia dhe po përballet me akuzën e vrasjes së 2-fishtë.

Vetere ka lindur në Rusi, por është rritur në Itali. Ajo është sipërmarrëse dhe dy vjet më parë ka qenë pjesë e fushatës në mbështetje të kandidatit Paolo Rizzi për kryebashkiak të Piacenza-s.

Në të kaluarën, asaj i ishte hequr patenta për shkak se e ngiste makinën në gjendje të dehur.