Maqedoni: Për etninë në letërnjoftime, do të duhet të priten ndryshime ligjore


Në seancën e fundit të Qeverisë, u shqyrtua situata e krijuar me problemin e letërnjoftimeve duke shikuar informacionet dhe mundësit për tejkalimin e situatës së krijuar me problemet e letërnjoftimeve. Qeveria ka njoftuar se nga sot mund të vazhdohet printimi dhe lëshimi i letërnjoftimeve të qytetarëve në përputhje me kërkesat e tyre.

Ndërsa qytetarët të cilat janë fotografuar për letërnjoftime mund t’i marrin ato nga sot. Nga Qeveria, njoftuan se kanë udhëzuar MPB-në, që të marr të gjitha masat e nevojshme për ta miratuar një akt nënligjor në përputhje me autorizimin e Ligjit për letërnjoftimet dhe për ta harmonizuar atë me dispozita te Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Qeveria kërkoi një zgjidhje ligjore për lëshimin e letërnjoftimeve për qytetarët dhe shtypjen e tyre, sepse ndryshimet në Ligjin për letërnjoftime do të marrin kohë. Qytetarët e vendit tonë një kohë të gjatë nuk mund t’i merrnin letërnjoftimet për shkak se Ligji për letërnjoftime u bllokua nga opozita maqedonase me rreth 1500 amendamente, si shkak i propozim-ligjit ku do të përfshihej grafa etnike në letërnjoftime.

Megjithatë, përfshirja e grafës etnike në letërnjoftime që ishte zotim i Lëvizjes BESA që para zgjedhjeve parlamentare, duket se do të pret ndryshimet e Ligjit që tashmë gjenden në procedurë parlamentare. Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA, ka deklaruar se vendimi i djeshëm është zgjidhje e përkohshme për të mos u bllokuar qytetarët, të cilët kanë aplikuar për të marr letërnjoftimet, që për arsye të ndryshme kishin mbetur pa to.

“Gjithsesi, konform Marrëveshjes së Prespës, Ligji për letërnjoftime duhet të pësojë ndryshime dhe kur do vijë në procedurë, do të inkorporohet edhe amendamenti që kemi kërkuar. Edhe njëherë ritheksoj se ndryshim të Ligjit duhet të ketë patjetër dhe aty do veprohet konform marrëveshjes politike që kemi”, ka thënë Hoxha.

Sipas njoftimeve, rreth 40.000 qytetarë e kishin letërnjoftimin me afat të skaduar ose persona të cilët kishin aplikuar për herë të parë për ta marrë letërnjoftimin. Nga MPB, shtojnë se gjatë vikendit kanë filluar me punë intensive me qëllim plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe marrjen sa më të shpejtë të letërnjoftimeve. Sipas njoftimeve, në letërnjoftimet do të shënohet emri i ri i shtetit.

Ndryshe, në prag të regjistrimit të popullsisë Enti Shtetëror i Statistikave, ka informuar se nuk do të ketë aspak problem për personat të cilët e kanë letërnjoftimin e sk*aduar, sepse i rëndësishëm është numri personal i cili mund të jetë edhe në dokumentacione tjera personale. Letërnjoftimet e vjetra të cilëve nuk ju ka kaluar afati ende dhe kanë emrin e vjetër të shtetit do të jenë të vlefshëm deri më 12 shkurt 2024.

Baby Boo