Presidenti i federatës spanjolle puth në buzë futbollisten pasi fitoi Kupën e Botës


Skuadra spanjolle u kurorëzua kampione e Kupës së Botës ditën e sotme.

Por krahas titullit të madh, një nga gjërat më të komentuara ishte puthja në buzë që presidenti i Federatës së Futbollit i dha një lojtareje.

Gjatë kurorëzimit, presidenti Luis Rubiales ka uruar Jenni Hermoso dhe e ka puthur në buzë.

Por kjo puthje e vogël është kapur nga kamerat dhe është bërë shpejt virale në rrjetet sociale. Të shumtë kanë qenë ata që e kanê kritikuar, ndërsa futbollistja protagoniste tha:

Nuk më pëlqeu kjo gjë.

Presidenti Rubiales ishte pjesë e podiumit të liderëve që kurorëzuan dhe uruan fituesit e Kupës së Botës së bashku me Mbretëreshën Letizia dhe Infanta Sofía, si dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

Baby Boo