Maqedoni, nuk ka interesim për punësim për studentët më të mirë

Më shumë se tridhjetë studentë të diplomuar që kanë pasur sukses më të lartë në Universitetin “Kirili dhe Metodi” janë shpërbyler me mirënjohje dhe medalje të artë. Bëhet fjalë për studentë që kanë pasur mesatare më së paku  9.00.  Aleksandra Zafirova e diplomuar në Fakultetin e Farmacisë në Shkup me mesatare 9.75 për shpërblimin thotë se është mirënjohje për njohurinë që e ka marrë, tani ajo punon në barnatore. Në fakultet, edhe përkundër suksesit solid, asaj nuk i është ofruar vend pune. Ajo thekson se shteti pak investon te të rinjtë dhe për këtë shkak ata ekzistencën e vetë e shohin jashtë shtetit. Tani për tani është e kënaqur që ka punë, shkruan Nezavisen Vesnik, transmeton Portalb.mk.

Baby Boo

“Në fakultet nuk më kanë ofruar vend pune, megjithatë për momentin punoj në barnatore, ku ju ndihmoj njerëzve me dijen që e kam fituar në fakultet dhe që e kam dëshmuar. Tani për tani planet janë të punoj në barnatore, mëtutje do të shohim. Nuk mendoj të iki jashtë. Për profesione të ndryshme ka mundësi të ndryshme, megjithatë mendoj se te të rinjtë nuk investohet mjaftueshëm dhe për këtë shkak shumica kërkojnë të ikin”, tha Zafirova.

Irena Taçovska nga Fakulteti Juridik e cila ka diplomuar me sukses 9.90. gjithashtu,  edhe përkundër suksesit të arritur nuk i është ofruar punë në fakultet. Ajo shpreson se së shpejti do të gjejë punë, por nuk e përjashton mundësinë edhe për punësim jashtë shtetit.

“Gjithmonë ka punë për juristët e mirë. Shpresoj se me këtë sukses do të arrij të punësohem. Dua të regjistrohem edhe në studimet e magjistraturës, më pas do të vazhdoj me praktikë dhe do të mundohem të gjej punë. Asnjëherë nuk është vonë për asgjë. Do të doja të punoj në fakultet, por nuk më kanë ofruar mundësi. Studimet master planifikoj t’i vazhdoj në vend, më pas nuk e di, mund të iki edhe jashtë shtetit”, tha Irena.

Familja e Stefan Agovskit e mori shpërblimin e tij. Ai pas diplomimit në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike me sukses 9.95  ka shkuar në Zvicës ku është regjistruar në studimet posdiplomike.

“E ka vazhduar shkollimin me bursë, tani është në studime posdiplomike në Zvicës. Ideja e tij tani është ta komplementojë shkollimin”, tha nëna e Stefanit.

Restorant Lumare