Vdekja e foshnjës, drejtori i spitalit të Manastirit pritet të jep dorëheqje


Drejtori i spitalit klinik të Manastirit, Aleksandar Obednikovski, pritet të jep dorëheqje nga posti i tij.

Dorëheqja vjen pas vdekjes së një foshnje të porsalinduri dje.

Obednikovski për “Nezavisen” ka konfirmuar shkurt se nesër edhe zyrtarisht do të japë dorëheqje nga pozita e drejtorit për arsye morale.

“Nesër do të dorëzoj dorëheqjen time si drejtor i Spitalit klinik të Manastirit. Do të jetë zyrtare dhe për arsye morale”, na tha doktor Obednikovski.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, pas njoftimin për vdekjen e foshnjës në spitalin e Manastirit, tha se nesër do të dërgohet Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, i përbërë nga Komisioni i inspektorëve që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së të foshnjës.

Baby Boo