Maqedoni: Ndotja e ajrit, dhjetëfish mbi të lejuarën


Derisa banorët e kryeqendrës dhe qyteteve më të mëdha në vend,  ngulfaten nga ajri i ndotur autoritetet kompetente dhe opozita përplasen mes vete për masat që duhet ndërmarrë për uljen ne  ndotjes. Qyteti i Shkupit zgjidhjen mes tjerash e sheh edhe përmes ndryshimeve në Ligjin për automjetet dhe etiketat ekologjike, ndërsa opozita këtë hap e konsideron si goditje të fortë ndaj shtresë më të varfër në vend, percjell Fakte.

“Kemi ndërmarrë më shume se 27 masa intervenuese që nuk kanë qenë të ndërmarra më herët, për fat të keq nuk ekziston zgjidhje që mund të jetë momentale.  Vitin e kaluar mund të themi se kemi dal nga kompetencat tona, Qyteti I Shkupi sjelli ligjin për automjetet për klasifikimin e tyre si ekologjik ose jo. Qyteti I Shkupit ka hapur sistemi energjetik të ngrohjes me qëllim që të fillojmë me gazifikim dhe marrjen e rrjetit për ujë të ngrohtë. Shfrytëzimi I transportit alternativ, subvencionimi për ngrohjen e shtëpive me mjete tjera për ngrohje përveç se me dru- deklaroi Petre Shilegov, Kryetar I Qytetit të Shkupi

“Numër shumë i vogël i automjeteve ose vetëm automjete e atyre që mund këtë t’ua lejojnë do të pajisen me etiketë të gjelbër. Kjo masë e tyre drejtpërdrejtë është e drejtuar kundër klasës së mesme në vend dhe kundër të varfërve, sepse veturat e tyre nuk mund të etiketohen me etiket të gjelbër. Ato njerëz me muaj të tërë   nuk do të mund t’i shfrytëzojnë veturat e  tyre nuk mund të lëvizin dhe funksionojnë lirshëm në jetën e përditshme. Qindra njerëz nuk do të mund të shkojnë në punë, tek mjeku dhe tek të afërmit e tyre. Pra shumë numër i vogël I automjeteve do të mund të kenë etiket të gjelbër- tha Vllatko Gjorçev,deputet I VMRO-DPMNE

Mbrëmë  stacionet matëse në Kumanovë, Strumicë dhe Manastir treguan vlera enorme të ndotjes së ajrit. Në Kumanovë ka qenë 5 herë mbi nivelin e lejuar, në Strumicë 4 herë ndërsa në Manastir stacioni matës tregonte prezencën e 193 grimcave PM10 për metër kub. Sot koncentrim I lartë I grimcave PM10 janë regjistruar në rajonin e Shkupit, në Rekorat, Karposh,Qendër. Në Kumanovë 10 herë mbi nivelin e lejuar kanë qenë prezent grimcat PM10. Kufiri i lejuar  të grimcave PM10  është 30 mikrogram për metër kub.

Baby Boo