Bilall Kasami merr pjesë në 15 vjetorin e pavarsisë së Kosovës


Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka shkruar:

“ Thellësisht i nderuar që bashkë me sekretarin gjeneral të Lëvizjes BESA Abdush Demirin, të marr pjesë në pritjen e organizuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ky përvjetor shënon 15 vjet përpjekje në drejtim të shtetndërtimit të Kosovës. Ky përvjetor është festë dinjteti dhe lirie për gjithë shqiptarët dhe moment kujtese për të gjithë ata që sakrifikuan në rrugën e dhimbshme të lirisë dhe pavarësisë.

Pavarësia e Kosovës tashmë është një fakt historik, një realitet ndërkombëtar i pakontestueshëm.
Festa e pavarësisë mbetet festë lirie dhe shtetndërtimi, ekzistencë e përhershme dhe përpjekje e vazhdueshme për ta përforcuar shtetndërtimin në frymën e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve të Kosovës.

Urime pavarësinë Kosovë!”

Baby Boo