Maqedoni: Me pasuri të konfiskuar, ka kërkuar 1 milion e 200 mijë euro kredi


Sektori për punë të brendshme në Shtip, ka ngritur padi kundër 61 vjeçarit L.A. nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat “Mashtrim gjatë marrjes së kredisë ose benefitit tjetër”.

“I pandehuri në fund të vitit 2015 me qëllim që të shfrytëzojë beneficion sipas Ligjit për privatizim të tokës shtetërore, respektivisht të blejë tokë ndërtimore me çmim të volitshëm 1 euro për 1 metër katror, në bazë të objekteve që i ka poseduar, organit me të cilin ka kontraktuar me marrëveshje direke i ka ofruar të dhëna të rrejshme dhe jot ë plota.

I pandehuri nuk ka treguar që objektet të cilat i ka poseduar janë në procedurë të konfiskimit me Aktvendim të Gjykatës Themelore Veles, me çka i ka shkaktuar huti komunës së Shtipit, me ç’rast i është dhënë Vendim për privatizim të tokës ndërtimore duke i mundësuar në atë mënyrë të pandehurit ta blejë me çmim të volitshëm prej 3.068.025 denarëve, edhe pse pa këtë volitshmëri çmimi i tokës ndërtimore është 25.076.156 denarë respektivisht 407.742 euro.

Me qëllim që të marrë kredi nga banka i pandehuri ka dorëzuar të dhëna të rrejshme dhe jo të plota, në atë mënyrë që si hipotekë për bankën ka ofruar pasuri të veten të patundshme, duke fshehur faktin se me vendim të plotfuqishëm gjyqësor pasuria është dashur të konfiskohet me ç’rast gjatë muajit gusht të vitit të kaluar është solemnizuar Kontratë për kredi në bazë të pasurisë së patundshme të lartpërmendur që është lëndë e konfiskimit dhe me atë rast të ja japin kredinë në vlerë prej 106.087.500 denarëve, respektivisht 1.725.000 eurove”, njoftoi MPB. Gazeta Lajm.

Baby Boo