Maqedoni, karantina shtetërore zëvendësohet me izolim shtëpiak, precizohet protokolli për hyrje në vend


Qeveria në mbledhje miratoi protokoll preciz se si duhet të veprohet gjatë hyrjes së shtetasve të Maqedonisë së Veriut në vend.

Sipas vendimi qeveritar, karantina shtetërore për shtetasit tonë që vinë me fluturime humanitar apo konvoj zëvendësohet me izolim shtëpiak vetëm gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut japin test negativ PSR të Covid-19 i bërë në 72 orët e fundit para se të hynë në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prej sot të gjithë personat që ndodhen në karantinë shtetërore, me harxhimet e tyre mund të bëjnë PSR test në objektin ku janë të vendosur dhe nëse rezultojnë negativ mund të shkojnë në izolim shtëpiak.

Kryeministri Oliver Spasovski tha se me propozim të MPJ-së n bashkëpunim me Komisionin për Sëmundje Infektive është përgatitur protokoll për diplomatët e huaj të akredituar në vend dhe familjarët e tyre dhe vetëm nëse japin vërtetim për test PSR negativ në 72 orët e fundit para hyrjes në vend, mund pa pengesë ta kryejnë punën e tyre.

Spasovski tha se Komisioni për Sëmundje Infektive duhet të bëjë vlerësim preciz për hapjen e kufijve shtetëror dhe të përgatiten për protokollet për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky vendim, sipas Spasovskit, Qeveria do ta bëjë në koordinim me vendet e rajonit.

“Me secilin vend të rajonit kemi komunikim të shkëlqyer dhe së shpejti udhëtimi në rajon do të rregullohet në interes të gjithë vendeve”, tha mes tjerash kryeministri teknik, Oliver Spasovski./Telegrafi/

Baby Boo