Kallëzim penal për një shtetas të Kinës dhe një qytetar të Ohrit, dyshohet se kanë dëmtuar rrjetin e energjisë elektrike gjatë punimeve në ndërtimin e autostradës


SPB-Ohër ka parashtruar kallëzim penalë për një shtetas të Kinës dhe një qytetar të Ohrit, pasi të njëjtit dyshohet se nuk e kanë paralajmëruar se do të kryejnë punë në autostradë, që prek rrjetin elektrik, përcjell TV21. Nga SPB-Ohër thonë se të njëjtit dyshohen se kanë shkaktuar dëm prej 502.000 denarëve.

“SPB-Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër M.J.(56) nga Republika Popullore e Kinës për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprat penale “shkatërrim ose dëmtim i instalimeve publike” dhe “punë e pabazë në detyrë”, si dhe ndaj A.N.(62) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pabazë në detyrë”. Të dy, punonjës të një kompanie ndërtimore, duke mos kryer detyrat e tyre zyrtare për njoftim për vendosje të instalimit nëntokësor në autostradë në ndërtim, kanë shkaktuar dëme në kabllot elektrike në pronësi të EVN Maqedoni, me çka ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike për disa personat juridik dhe fizik në komunën e Debërcës, duke shkaktuar dëm material prej rreth 502.000 denarë”, thuhet në njoftimin e SPB-Ohër./tv21.tv

Baby Boo