Maqedoni e Veriut: Rriten çmimet e pasurive të patundshme


Çmimet e pasurive të patundshme në tremujorin e tretë të këtij viti në vend u rritën për 21.2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Në periudhën korrik-shtator të këtij viti, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, rritja e çmimeve të pasurive të patundshme është për 4.7%, sipas të dhënave të Bankës Popullore.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, çmimet e apartamenteve shënuan rritje vjetore prej 16.5%, respektivisht nga 6.8% në nivel tremujor, përderisa në tremujorin e parë ka pasur edhe rritje në nivel vjetor prej 12.4%, respektivisht nga 2.9 në nivel tremujor.

Baby Boo