Vjen i ftohti polar, do ketë reshje bore dhe erëra


Dita e sotme fillon me mot të butë mirëpo orëve të pasdites do të fillojë të fryjë erë jugperëndimore, e priten edhe reshje shiu, që do të përfshijnë gjithë vendin deri në mbrëmje.

Me kalimin e frontit të ftohtë era do të ndryshojë drejtimin nga krahu verior, ndërsa reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë, e vende vende deri të enjten në mëngjes.

Për shkak të diferencave të mëdha barike, të martën mbrëma dhe të mërkurën priten edhe erëra të fuqishme me hove deri në 20metër në sekond ..

Erërat dhe reshjet që priten këtyre ditëve do të shpërndajnë ndotësit, e vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin në të mira dhe mesatare.

Baby Boo