MAQEDONI, ASGJËSOHEN 60.809 KILOGRAMË USHQIM I PASIGURT


Janë asgjësuar 60.809 kilogram ushqim i pasigurt me origjinë shtazore (mish, prodhime të mishit dhe qumështit, peshq, mjaltë dhe vezë) nga fillimi i vitit deri në fund të muajit të kaluar.

Nga ato sasi shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në suaza të kontrolleve zyrtare të planifikuara dhe kontrolleve inspektuese të jashtëzakonshme kanë asgjësuar 17.141 kilogramë ushqim të pasigurt, kumtoi sot AUV.

Pjesë më të madhe ose 43.668 kilogramë ushqim të pasigurt kanë asgjësuar operatorët në bazë të sistemeve të vendosura të brendshme kontrolluese për siguri të ushqimit – (HACCP).

Nga ushqimi i pasigurt i asgjësuar prej gjithsej sasive të asgjësuara, 59.298 kilogramë janë nga prodhuesit vendorë, ndërsa pjesa tjetër nga importi.

“Në bazë të kompetencave ligjore dhe sistemit integrues të vendosur të kontrollit, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kryen kontroll të përhershëm mbi operatorët e ushqimit në vështrim të plotësimit të kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për sigurinë e ushqimit dhe për mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve”, përfunduan nga AUV.

Baby Boo