Pas akuzave të pacientes reagon dentisti Fehim Haliti, thotë se e ka paditur për shpifje


Dentisti Fehim Haliti nga “Dent Fix” është den*oncuar për nga*cmim se*ksual ndaj një kliente që kishte shkuar në ordinancën e tij për t’i mjekuar dhëmbët.
Teuta Gashi, 33 vjeçare ka deklaruar se është ng*acmuar se*ksualisht nga dentisti në fjalë pasi ka shkuar të ai për disa vizita rresht për t’i bërë disa ndërhyrje në dhëmbët e saj.

Ndaj akuzave të 33-vjeçares ka reaguar “dentisti i estradës” Fehim Haliti, duke i quajtur përpjekje të ulëta dhe dashakeqe në përpjekje për t’ia dëmtuar imazhin.
Ai më tej në reagim bën të ditur se do të ngre padi ndaj qytetares Teuta Gashi, ku sipas tij ka te*ntuar t’i shantazhojë përmes inskenimeve siç i quan të trilluara.

“Drejtësia do të merret me shpifjet e shantazhet e ‘qytetares’ që dështoi të na shantazhojë”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Teuta Gashi ka thënë se ajo është ngacmuar seksualisht nga “dentisti i estradës” dhe ky i fundit i ka kërkuar “Snapchatin”.
Kujtojmë se te dentisti Feim Haliti reklamohet nga një pjesë e madhe e estradës shqiptare.

Baby Boo