Manipulimi me listat e veteranëve, Geci mohon të ketë qenë komandant i brigadës “Hasan Prishtina”


Brigada fantome “Hasan Prishtina” për të cilën prokurori Blakaj ka shkruar në aktakuzë se ishte shpikur në vitin 2016, deputeti i AAK’së, Demaliaj tha se ishte e Gani Gecit. Por, ky i fundit për Express deklaroi se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Gani Geci, tha se nuk ka qenë pjesë e brigadës “Hasan Prishtina”, për të cilën ende nuk po dihet se a ka ekzistuar në kohën e luftës së UÇK’së, apo jo.

Geci për deklaratën e Demaliajt tha se ka mundësi se ka ngatërruar emrin, sepse ai vetë nuk ka qenë pjesë e asaj brigade.

“Nuk jam unë i përfshimë në këtë. Mos e ka pas fjalën për Fadil Gecin, se unë jo”, tha Geci./Pacesure

Baby Boo