Flet i riu nga videoja ‘A ban me fol’, thotë se nuk ka nevojë për financim dhe se është mjaft mirë


Një video e realizuar vite më parë, u bë sensacion ditëve të fundit.

Madje fjalët e thëna nga një i ri nga Drenica u emituan dhe edituan nga shumë të tjerë, duke i kthyer ato në shaka.

Fjalia e tij, ‘A ban me fol’ që u përdor në një moment gëzimi nga i riu u bë ‘trend’ madje duke u përmendur thuajse në çdo pjesë të Kosovës.

E pas gjithë kësaj ishin të shumta raportimet se djali në fjalë, kryesori i asaj video, Ilir Hajraj, e që aty dëgjohej teksa thoshte ‘A ban me fol’, ka ndaluar shkollimin kinse shkaku i përdorimit të shumtë  të asaj video.

Por një gjë e tillë del të jetë e pavërtetë. Iliri është shumë mirë, madje po vazhdon studimet, e që së fundi vendosi të reagojë vet, për t’i dhënë fund këtyre raportimeve.

Madje i njëjti tha se nuk ka probleme me financim, reagim ky i cili i dedikohet pikërisht deputetit Labinot Tahiri i cili deklaroi se do t’i jap 500 euro djaloshit.

I njëjti ka thënë se familjarët e tij nuk janë deklaruar për media dhe se publikime të tilla janë të pavërteta, shkruan Indeksonline.

Ky është reagimi i plotë i Ilirit, pa asnjë ndërhyrje:

Mjafte eshte mjafte, çdokush duhet t’i dije kufijte e tij!

Une jam djaloshi i shume folur per videon “a ben me fol”. Kjo video qe eshte bere 3 vite me pare, u interpretua ne menyra te ndryshme nga shume njerez, kryesisht u shoqerua me perqeshje. Fatkeqesisht, aftesia e vetme e ketyre njerzve pas deshtimit ne jeten e tyre u ka mbetur perqeshja me njerez , permes ketyre veprimeve ndjejne kenaqesi sepse nuk u ka mbetur vend tjeter se ku ta gjejne ate. Ne te gjithe e dime se secili prej nesh bene gjeste te tilla e ndoshta ende me qesharake, aq me shume ne nje situate festive me shoqeri kur veprime te tilla ndermerren me shume sportivitet, po ja qe kete here mua me ndodhi qe ky gjest te behet publik nga ana e mediave, edhe me keq me vjen per shoqerine tone qe merret me keto gjera. Sa u perket PORTALEVE te cilat ne çdo menyre mundohen te perfitojne, ju them se jam shume mire, dhe studimet po me ecin shume mire fale Zotit, jam ne perfundim te studimeve, madje kam fituar burse per vazhdimin e tyre jasht vendit, dhe nuk kam asnje problem me FINANCIM, faleminderit Zotit. Sot pash se portale te shumeta kane publikuar lajme te paverteta se gjoja nje familjare i imi ka deklaruar se une jam ne gjendje te veshtire financiare, se une jam student ne kolegje private e lajme tjera, une deklaroj se jane totalisht te paverteta dhe keto behen per ta shftytezuar rastin per te perfituar. Pasi çdo gje po teprohet, dhe heshtja ime po keqperdoret, çdo kush tash e tutje do te paditet per çdo shpifje e cila shperndahet ne emrin tim.

Ju lus dhe ju jap afat 24h, qe te fshini çdo postim ne lidhje me mua pasiqe asnje nuk qendron, jane te paverteta dhe dezinformata. Perndryshe do te shihemi ne gjykate.

Ne pamundesi qe te i’u shkruaj secilit veç e veç, i’u lus ta shperndani qe te njoftohen te gjith me kohe.

Zoti na falte e udhezoftè.

Mbeteshi me shendet.

Baby Boo