MANIPULIME NË SHOQËRINË AKSIONARE PËR NDËRTIM, ZYRTARË TË INSTITUCIONIT KANË BASHKËPUNUAR ME PËRMBARUESIT


Fillimi Lajme MANIPULIME NË SHOQËRINË AKSIONARE PËR NDËRTIM, ZYRTARË TË INSTITUCIONIT KANË BASHKËPUNUAR ME…
LAJMETE TJERAVENDI
MANIPULIME NË SHOQËRINË AKSIONARE PËR NDËRTIM, ZYRTARË TË INSTITUCIONIT KANË BASHKËPUNUAR ME PËRMBARUESIT
21 April 2018 6:24 pm 352 0
Facebook Twitter

Qytetarë të shumtë që kanë blerë apartamente banimi nga “Shoqëria aksionare për ndërtim dhe menaxhim me hapësira ndërtimore dhe afariste” tani po iu zbrazen xhepat nga përmbaruesit. Pas vonesës me pagimin e kësteve, blerësit në vend se t’i ndërpritet kontarata e lidhur me “shoqërinë aksionare”, janë lejuar të vazhdojnë të jenë pronarë të banesës por nga ana tjetër janë futur në proces përmbarimi. Një prej tyre është edhe Shuajb Sulejmanovski.

“Kur e kalonim këstin e 3-të pa paguar, na e dërgonin nga një letër ku thuhej se në qoftë se nuk e paguani brenda 10-15 ditësh, do t’iu fusim në përmbarues, dhe kështu bënin, në qoftë se kalonte e treta, të katërtën nuk e prisnin dhe na fusnin në përmbarues. Kështu filluan të na i përziejnë hesapet. Filluam të vonohemi sepse nuk i arrinim më. Me ligj ata është dashur të mos na fusin përmbarues por të na e ndërprejnë kontratën. Ato që i kemi dhënë, të na i kthejnë dhe banesën ta marrin e t’ia shesin tjetër kujt, por jo të na sjellin në atë gjendje”, tha Shuajb Sulejmanovski, blerës banese.

Me ankesa të ngjashme ndeshet çdo ditë Kryetari i bordit në “Shoqërinë aksionare për ndërtim dhe menaxhim me hapësira ndërtimore dhe afariste”, Xhevat Iseni. Fajin për këtë ai ia hedh paraardhësve të tij që kanë udhëhequr me “Shoqërisë aksionare për ndërtim”. Sipas Isenit, njerëz brenda institucionit kanë manipuluar me blerësit.

“Ka shkuar përmbaruesi e ka nxjerrë nga banesa, kurse më pas njerëzit e institucionit kanë manipuluar dhe i kanë thënë “hyr prap në banesë”. Në atë moment kur blerësi ka hyrë brenda, është joligjore. Nuk ka vendim. Nuk ka kontratë. Mirëpo institucioni, manipulimin e ka bërë në mënyrë tjetër. Ia ka bërë faturën në mënyrë shumë qetësuese. Nuk e ka alarmuar, nuk ka informuar se po faturohet, deri sa vjen momenti që blerësi duhet të paguajë edhe 30 mijë euro të tjera. I ka 30 mijë, duhet t’i paguajë edhe 30 miijë të tjera”, u shpreh Xhevat Iseni, Kryetar i Bordit “Shoqëria Aksionare për Ndërtim”.

Vetëm në Shkup llogariten rreth 3000 mijë raste të këtilla, thotë Iseni, duke pohuar se pas tre kësteve të papaguara, “Shoqëria aksionare për ndërtim” ka për obligim t’ua ndërpesë kontratën, por jo ta fusë blerësin në proces përmbarimi. Sipas Isenit, blerësi i cili nuk i ka paguar këstet në kohë, drejtohet me lutje të bordi drejtues i cili, varësisht mund t’ia lehtësoje blerësit pagasat e kësteve. Por, sipas drejtuesit të bordit çdo herë është punuar vetëm që qytetarët të çohen në përmbarues.

“Pse? Përmbaruesi ka fitimin e vet. Përmbaruesi ka manipulimet e veta. Përmbaruesi bashkëpunon me drejtorin e juristëve të sektorit juridik që është këtu dhe e vonon, nuk i merr ato aktivitetet e veta të caktuara, brenda një viti ta bëjë atë pagesën prej shfrytëzuesit dhe vjen ajo çështja që ja ne kemi hasur në probleme të mëdha”, shtoi Xhevat Iseni.

Për dyshimet e ngritura për bashkëpunime mes ish-drejtuesve të “Shoqërisë aksionare për ndërtim” dhe përmbaruesve, Xhevat Iseni thotë se do të kërkojë ndihmën e policisë financiare për të zbardhur rastet. Ai thotë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dhe se nuk mund të nxirret nga shtëpia dikush që nga vetë “Shoqëria aksionare për ndërtim” është lejuar të qëndrojë me vite në pronën e blerë. Sipas Isenit, gjithashtu ka pasur selektime në baza etnike dhe partiake nëse një blerës do të futet ose jo në proces përmbarimi.

Përgatiti: Besir Arifi

Baby Boo