A DONI ME BA BURRNIN NAJ HERE?


Siç e dimë kur u rrëzua regjimi VMRO dhe BDI ishin pikërisht votat e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët që e bënë të mundur duke rrëzuar rregullin fituesi me fituesin një logjik komuniste e cila suspendonte demokracinë e shumicës për ta bërë qeverinë dhe duke rrëzuar mitin e VMRO-së si parti që nuk njihte humbje të mbështetur nga korrupsioni, hajnia dhe proceset e zhdrejta demokratike.

Partitë Lëvizja Besa me 5 deputet dhe PDSH me 2 deputet kishin frikë nga Sasho Mihallkov për tu bërë pjesë e ndryshimit se u kishte futur frikën në palcë.

Aleanca për Shqiptarët si parti autoktone në artikulimin e interesave shqiptare e pa të arsyeshëm se pa rrëzimin e regjimit nuk ecin proceset përpara as për shqiptarët por as për shtetin dhe u bë pjesë e qeverisë me një kusht, ta sjellë ligjin për gjuhët në parlament, ky ligj erdhi në parlament kaloi, Presidenti nuk e nënshkroi. Rregulli është të hy në procedurë për së dyti prapë erdhi shkoi tek Presidenti i cili për së dyti, detyrimisht duhet ta nënshkruaj por ai nuk po e nënshkruan duke shkelur Kushtetutën e Maqedonisë. Kur kryetarit të shtetit i dalin mend dhe nuk është racional dhe nuk mbron interesat e shtetit duhet ta mbuloj kryetari i Parlamentit e në rastin konkret Talat Xhaferi i cili si kryetar parlamentit duhet të bëj burrninë e të nënshkruaj ligjin për gjuhet se është amanet dhe shqiptarët e Maqedonisë kanë dhënë shumë mund e gjak që të kenë lirshëm dhe pacenueshëm përdorimin e gjuhës shqipe. Është koha e fundit të ndërgjegjësohet kryetari parlamentit z. Talat Xhaferi, duhet ta dini se pa votat e Aleancës për Shqiptarët asnjëherë nuk do të mundeshit të bëheni kryetarë parlamenti sigurisht do të vazhdonit të ishit ende ndonjë çinovnik i VMRO-së së Gruevskit dhe Mihajllkovit. Por së paku bane burrninë e mos lejo portalet e shpifura të luajnë me ndjenjat e qytetarëve duke manipuluar me administratën dhe dokumentacionet e Paralmentit. ne që kemi luftuar edhe në ditë të vështira për nder të 124 dëshmorëve shqiptarë të cilët rranë në Maqedoni për gjuhë, barazi dhe shqiptari të bëjmë burrninë. Beso na vjen vështirë me luajte me tema që nuk ju kanë hije as ju e të ju bëjnë politikën ish shefi i Shfercerave alias sekretari teknik i BDI-së e as korupcionistat medial që shesin lajme me pare. Në rastin e parë këta duke ju shfrytëzuar juve lëshuan një lajm të rremë se Ziadin Sela nuk e ka votuar ligjin për gjuhët kujt i bën nder kjo askujt përveç shfercerave dhe korupcionistëve medial tani po ashtu këta po luajnë me dokumente të parlamentit që i lejoni ju si kryetarë parlamenti duke deformuar të vërtetën lidhur me ndryshimet kushtetuese.

E vërteta është se Aleanca për Shqiptarët ka departament juridik dhe nëpërmjet tij detektoj dhe instaloj debat se ndryshimet janë të domosdoshme në preambulë dhe i bën gjithë qytetarët të barabartë, se materia e diasporës në bazë të marrëveshjes së Prespës ishte dallash shumë dhe se kufijtë e shtetit nuk e definofshin si fqinjë Republikën e Kosovës e këto u bënë nën deklarimin e pareshtur të re prezentëve të BDI së se marrëveshja e Prespës nuk pranon ndryshime.
A ty Kryetari i Parlamentit bane burrninë dhe nënshkruaj ligjin për gjuhet e mos banë shaka me portale korruptive dhe me politkan shfercera!

Nga Ruzhdi Matoshi.
Ch

Baby Boo