Mançevski: K-15 nuk do të vlejë për të punësuarit me Marrëveshjen kornizë të cilët rrinë në shtëpi


Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski sot deklaroi se K-15 nuk do të vlejë për të punësuarit në administratë të cilët janë punësuar sipas Marrëveshjes kornizë, dhe rrinë në shtëpi. Kjo e drejtë do të vlejë vetëm nëse pranojnë rishpërndarje.

“Absolutisht do të kujdesemi që kjo marrëveshje të mos vlejë për të ashtuquajtur të punësuar me Marrëveshjen kornizë sado që ta thotë këtë Marrëveshja kolektive. Do të gjejmë mënyrë së bashku me sindikatën dhe me institucionet kompetente këta njerëz të mos marrin K-15. Kuptohet, do të vlejë vetëm për ata të cilët do të pranojnë rishpërndarje”, tha Mançevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të Marrëveshjes kolektive për administratën shtetërore.

MSHIA dhe Sindikata e AOGJSH-së sot e nënshkruan Marrëveshjen kolektive të degëve në të cilën janë paraparë më shumë të drejta për punëtorët midis pagesës së regresit për pushim vjetor në vlerë neto prej 9.000 denarëve. Mes të drejtave të cilat i marrin të punësuarit janë edhe orari i punës fleksibil, mëditjet për udhëtim zyrtar, të drejtën e ditëve të mungesës së paguar për rrethana personale, pagë gjatë pushimit vjetor dhe gjatë grevës.

Baby Boo