(VIDEO) NXËNËSIT IU NËNSHTRUAN TESTIT EKSTERN PËR GJUHË AMTARE


Maturantët e gjithë shkollave të mesme të Maqedonisë sot ju nënshtruan provimit të dytë me radhë, asaj të gjuhës amtare. Siç bëjnë të ditur nga Qendra për Provime Shtetërore, në gjuhën maqedonase do të japin provim 10.119 maturantë, në gjuhën shqipe 4.474, ndërsa për gjuhën turke 373 maturantë. Nga shkolla e mesme  “Zef Lush Marku”, bëjnë të ditur se testimi është duke u zhvilluar në rregull.

Faruk Zeqiri, drejtor i shkollës “Zef Lush Marku”

“Sot në shkollën tonë nxënësit i nënshtrohen provimit të dytë të maturës shtetërore, posaçërisht gjuhë shqipe dhe letërsi. Procesi është duke rrjedhur në rregull, testi ka filluar në rregull në ora 10:15 dhe do të mbarojë në orën 14:15 min. Gjithsej në gjuhë shqipe testohen 515 maturantë, ndërsa më 2 qershor po ashtu nxënsit ju nënshtruan gjuhës angleze, gjithsej 543”.

Situata ishte e ngjashme  edhe në shkollën e mesme “Cvetan Dimov”. U.D.  drejtori i shkollës, Mustafa Alili, thotë se testimi ka vijuar pa probleme.

Mustafa Alili, drejtor i shkollës “Cvetan Dimov”

“Gjithsej testohen diku 198 nxënës në gjuhën shqipe, 14 nxënës në gjuhën maqedone dhe 7 nxënës në gjuhën turke. Procesi i testimit është në rregull, nuk ka probleme, gjithë testatorët janë në vendin e duhur, nga Mnistria e Arsimit, gjithashtu janë përfaqësuesit këtu edhe nga Qendra Shtetërore e Provimeve”.

Përderisa udhëheqësit e shkollave janë të njëzëshëm, nxënësit janë të ndarë lidhur me testimin. Disa prej nxënësve nuk kanë hasur asnjëlloj paqartësie në pyetjet, e disa të tjerë shprehen se pyetjet kanë qenë për nivel akademik dhe jo për nxënës të shkollës së mesme.

Nxënës:

“Në përgjithësi ishte shumë mirë testi. Pyetjet ishin të qarta, të lehta, për ato kam mësuar gjatë katër viteve, ishte i thjeshtë. Pyetjet ishin shumë të qarta, nuk kishte ndonjë lëshim apo diçka tjetër, ghithë mirë ishte”.

Nxënës:

“Fillimisht pyetjet nuk janë aspak të qarta. Edhe profesorët thonë se këto pyetje janë për nivel akademik. Gjuhë shqipe, pyetjet nuk merren vesh, shqip janë por nuk kanë të bëjnë asgjë me gjuhën shqipe, eset janë shumë të rënda, po ashtu edhe ato janë për nivel akademik”.

Më datë 11 qershor do të mbahet provimi ekstern për lëndën e kimisë, ku do të jenë gjithsej 241 kandidatë. 100 nxënës do të testohen në lëndën e fizikës, 3737 në biologji, 2610 në histori, 2923 në filozofi, 180 në estetikë dhe 3939 në biznes.

Më 13 qershor do të testohen edhe maturantët të cilët kanë zgjedhur të japin provim në matematikë. ndërsa janë paraqitur 1926 kandidatë të tillë.

Ky është viti i 12-të që në Maqedoni organizohen provimet e Maturës shtetërore të cilat kanë zëvendësuar dhënien e provimeve pranuese nëpër fakultete e, që në bazë të përvojës së shumë shteteve evropiane konsiderohen edhe tek ne si provime përfundimtare të cilat certifikojnë mbylljen e ciklit të arsimit të mesëm, i obligueshëm për të gjithë nga viti 2007.

Baby Boo