Mançevski: Jemi në fazën përfundimtare për hapjen e portalit për të dhëna të hapur


Ministri i Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski në konferencë për media paralajmëroi se është në fazën përfundimtare punimi për hapjen e një portali për të dhëna të hapura, nga ku, siç tha ai, shërbimet në këtë mënyrë do t’ju ofrohen qytetarëve e jo qytetarët t’i kërkojnë ato, transmeton Portalb.mk.

“Detyra jonë kryesore është t’i sjellim shërbimet te qytetarët, kjo është shumë më e lehtë sesa t’i sjellim qytetarët te shërbimet. Hapja e të dhënave është vetëm një nga mekanizmat se si mund ta arrijmë këtë. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për momentin punon për portalin e ri për të dhëna të hapura që është në fazën përfundimtare. Qëllimi është që në mënyrë më të lehtë dhe vizuale të afrohen të dhënat e hapura te qytetarët. Duhet të potencoj se bëhet fjalë për meta të dhëna që do të vihen në funksion dhe do të shfrytëzohen”, tha në konferencë për media ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski.

Emri i portalit do të jetë Data.gov.mk

Baby Boo