LSDM-BDI, të pa unifikuar për zgjedhje të reja parlamentare


Partnerët e koalicionit qeveritar nuk kanë qëndrim të unifikuar nëse do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale. Derisa LSDM-ja shqyrton mundësinë për zgjedhje, madje eksponent të caktuar edhe mbrojnë këtë ide, BDI është kundër zgjedhje. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thekson se pushtetit do t’i konvenonin zgjedhjet, por gjithnjë duhet pasur parasyshë rrezikun ndaj proceseve reformuese dhe datës për bisedime me BE-në.

Nuk kemi pasur moment më të mirë, në aspektin partiak, për zgjedhje se sa tani. Mirëpo në aspektin shtetëror dhe të interesit të qytetarëve, a është koha tani për zgjedhje, jo nuk është. Sepse neve duhet ta rrumbullaksojmë procesin që e kemi nisur me ndryshimet kushtetuese. Ato i kemi bërë sepse kemi dashur t’i fillojmë bisedimet me BE dhe të hyjmë në NATO. Në qershor presim t’i fillojmë negociatat me BE-në, duhet të nënshkruhen protokolli për anëtarësim në NATO. Nëse tani e ngarkojmë procesin me zgjedhje, neve me vetëdije po i kompremitojmë qëllimet tona strategjike- deklaroi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Duke u thirrur në qëndrimet e kryeministrit Zaev, ekspertët vlerësojnë se i pari i organit ekzekutiv po përgadit terrenin zgjedhor. Sipas profesorit, Qashif Bakiu, Zaev është duke kalkuluar me numrat me qëllim që shumica e re të posedojë mbi 80 vota në Kuvend.

  Ky proces ka të bëj me hapjen e bisedimeve me BE i cili kërkon një shumicë stabile, mbase për refromat e caktuara si gjyqësorin, administratën dheliberalizimin tregut të brendshëm dhe elemente të tjera të cilat kërkojnë shumicë prej 2/3. Mendoj se Zaev është lodhur nga konsecionet e bëra për pakica siç është rasti me deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja dhe kjo besoj e bën të mendojë për zgjedhje të ardhshme- tha Qashif Bakiu, Profesor.

Nga java e ardhshme do të nisin edhe bisedimet për kandidatët për president. BDI insiston në kandidat konsensual, ndërsa LSDM-ja akoma nuk është përcaktuar për propozimin. Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, VMRO-DPMNE-ja kërkon edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Opozita shqiptare çështjen e zgjedhjeve presidenciale akoma nuk e ka shqyrtuar në nivele partiake.

Baby Boo