Mami përse na qëlluan?! Gazetarja Lala flet për herë të parë për sulmin: Akt burracakësh!


Thuajse një javë larg sulmit me armë kallashnikov në shtëpinë e prindërve të saj, gazetarja Klodiana Lala ka vendosur të flasë publikisht për ngjarjen e rëndë.
E ftuar në televizionin ku punon, Klodiana Lala ka folur përballë kolegëve të News24, duke dhënë disa detaje të pasojave që kanë munduar atë dhe familjarët e saj.

Lala: Para dy vitesh më erdhi një letër që më kërcënonte mua dhe familjarëve të mij. Kam vajtur në zyrën e zotit Çako, i cili pasi më ka pritur më ka ndihmuar që t bëj kallëzimin dhe për të më dhënë mbrojtje policore. Ngjarja nuk është bërë publike në atë kohë.

Shpesh herë kërcënimet ndaj gazetarëve nuk janë marrë seriozisht. Shpesh puna e gazetarëve të kronikës nuk është vlerësuar, drejtësia i ka lënë atje në cep dosjet që janë sjellë nga gazetarët.

Besoj sot më kupton kolegu ynë Artan Hoxha, Anila Hoxha e cila gjithashtu ka marrë kërcënime e shumë gazetarë të tjerë.

E ke menduar ti largosh fëmijët jashtë vendit?

Lala: Në asnjë moment. Më lejoni të them që ai sulm është një veprim burracakësh.

Ky është një sulm prej burracakësh, të marrësh armën dhe të qëllosh mbi dy fëmijë të vegjël është krim, vajzat e mia janë në shkollë publike dhe aty do të jenë.

Unë si nënë nuk i jap dot një shpjegim vajzës kur më pyeti: Mami përse na kanë qëlluar? Unë besoj se kam qenë korrekte më punën time, familjarët e mi nuk kanë asnjë problem. Këto përgjigje duhet t’i japin institucionet. Unë u them institucioneve që të veprojnë dhe të zbardhin të vërtetat. Unë dyshimet e mia i kam se ka ardhur për shkak të detyrës.

Baby Boo