Maltë, zbulohen porositësit e ekzekutimit të gazetares investigative


Hetuesit maltezë pretendojnë se kanë identifikuar “më shumë se dy” persona që dyshhet se kanë porositur vrasjen e gazetares investigative, Daphne Caruana Galicia në tetor 2017.

“Times of Malta”, raporton se deri tani ishin nën hetim vetëm tre persona të akuzuar për prodhimin e bombës që vrau gazetaren në makinë.

Burimet nuk japin ndonjë indikacion se kush janë këta të dyshuar dhe nëse vijnë nga bota kriminale, ekonomike apo politike. Familja Caruana Galicia, e kontaktuar nga gazeta, nuk ishte informuar nga policia rreth këtyre zhvillimeve të fundit.

Hetuesit, sipas të përditshmes malteze, pretendojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me Europol-in dhe se javët e fundit, kontakti është intensifikuar ndjeshëm, pasi policia iu afrua zgjidhjes së rastit.

“Ne kemi një sasi të madhe të të dhënave që kërkon analizë dhe partnerët si Europol kanë përvojën e nevojshme për të lehtësuar këtë proces”, tregon një burim, përcjell GSH.

Caruana Galicia është vrarë nga shpërthimi i një bombë të vendosur në makinën e saj pak metra nga shtëpia ku banonte. Vrasja ka ngjallur emocione në nivel ndërkombëtar dhe kërkon një hetim transparent nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Baby Boo