Mallra kontrabandë me kamionë në kufi, në pranga doganieri dhe 3 policë


Korçë-Pesë persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi lejuan të kalonin me kamionë mallra kontrabandë nga pika e kalimit kufitar Goricë. Sipas informacionit policor janë arrestuar në flagrancë 1 doganier, 3 policë dhe një banor në Korçë.

Sh.D., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë Doganës së Goricës.

Y.Rr., 53 vjeç, banues në Tiranë, punonjës policie me detyrë përgjegjës turni.

B.H., 54 vjeç, banues në Korçë, punonjës policie me detyrë kontrollor.

J.K., 51 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, punonjës policie me detyrë trup shërbimi, pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

A.H., 58 vjeç, banues në Korçë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur personat e identifikuar si: M.K., 35 vjeç, banues në Bilisht; N.S., 44 vjeç, banues në Liqenas; A.H., 42 vjeç; E.Z., 44 vjeç; A.P., 37 vjeç; Dh.K., 23 vjeç; M.Xh., 35 vjeç, banues në Korçë.

Doganieri me inicialet SH.D. në bashkëpunim me punonjësit e policisë dhe të shpallurit në kërkim, kanë lejuar kalimin e 4 mjeteve tip kamion të ngarkuar me mallra të dyshuara kontrabandë konfeksione dhe goma automjetesh të përdorura, nga pika e kalimit kufitar Goricë, duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në sistemin Tims.

2 kamionë janë bllokuar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që po vijon puna për gjetjen dhe bllokimin e 2 kamionëve të tjerë. Mbi të arrestuarit tashmë rëndon akuza për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”.

Baby Boo