Mali i Zi: Zbulohet një tunel që çon në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë


Policia në Mal të Zi tha të martën se po zhvillon hetime pas zbulimit të një tuneli nëntokësor që lidhë një ndërtesë apartamentesh me një depo të gjykatës aty pranë, në të cilën ruhen lëndë narkotike të sekuestruara dhe dëshmi të tjera të krimeve.

Tuneli u zbulua nën ndërtesën e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, tha ministri Brendshëm Filip Axhiç.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Boris Saviç tha në një konferencë me gazetarë se në bazë ë kontrolleve të para “asgjë nuk mungon” në depo.

Hill në konferencë me Gjuriqin thotë se marrëdhëniet e Amerikës me Serbinë janë në trend rritës
Ministri i Brendshëm tha se bëhet fjalë për një “aksion të planifikuar dhe të organizuar mirë, që është përgatitur prej muajsh dhe u ngjan filmave të aksionit”. Ai tha se apartamenti nga ku fillon tuneli nëntokësor ishte marrë me qira disa muaj më parë.

Pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror i Malit të Zi shfaqin një vrimë të madhe në mur pas atyre që duket të jenë rafte të depos që mbajnë dëshmitë proceseve gjyqësore.

Sipas të dhënave të autoriteteve shtetërore, në gati tre vitet e fundit, në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë janë ruajtur gjithsej rreth 9.5 ton droga të llojeve të ndryshme, nga të cilat rreth dy ton kokainë dhe rreth shtatë ton marihuanë.

Hyrja e tunelit në ndërtesën e gjykatës u gjet në një vend “të fshehur mirë” brenda depos, tha kryetari i gjykatës Boris Savic duke shtuar se “autorët gërmuan në themelet e ndërtesës për muaj të tërë për të hyrë brenda”, raporton VOA.

Mali i Zi, një vend i vogël buzë detit Adriatik, anëtar i NATO-s, është zotuar të luftojë krimin dhe korrupsionin ndërsa kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është konsideruar për një kohë të gjatë si një nga rrugët kryesore të trafikimit të drogës në Evropën Perëndimore.

Baby Boo