RMV, deri pesë vjet burg për mbështetësit e Luftës në Ukrainë


Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut dhe Prokuroria Publike, kanë vënë në shënjestër të gjithë qytetarët, mediat dhe subjektet e tjera që mbështesin krimet e dyshuara të luftës kundër civilëve në Ukrainë, por edhe aktet tjera të dhunës kundër popullatës civile, duke paralajmëruar se sipas ligjeve në fuqi, çdokush që bën një akt të tillë mund të dënohet nga një deri në pesë vjet burg.

“Miratimi ose justifikimi i gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës paraqet krim sipas nenit 407 të Kodit Penal. Ligji parashikon se kushdo që publikisht mohon, minimizon, miraton dhe justifikon akte të tilla, nëpërmjet një sistemi informacioni, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

“Nëse vepra është kryer me qëllim të nxitjes së urrejtjes, diskriminimit ose dhunës ndaj një personi ose grupi personash, për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare, etnike ose racore ose fetare, kryesi dënohet me së paku katër vjet burgim”, thuhet më tej në komunikatë.

Baby Boo