Malësia e Tetovës, problem me kanalizimet


Më shumë se 5 000 banorë të fshatrave Llacë, Sellcë e Vicë të malësisë së Sharrit, për çdo ditë përballen me papastërti dhe aromë të keqe që shkaktohet nga kanalizimi i fshatit Llacë të Tetovës e që përfundon në rrugën kryesore. Banorët druajnë se në këto temperatura shumë shpejtë mund të përhapet ndonjë epidemi, ndërsa ankohen nga pushteti lokal se nuk merr masa për riparimin e defektit.

“Mund të paraqitet epidemi nga kanalizimi se veturat e bartin këtë papastërti”.

“Problemi është shumë i madh por sa do jenë të gatshëm institucionet t`i përgjigjen kësaj. Këtu kalojnë tyre fshatra kurse kanalizimi rrjedh për rruge, epidemia është në prag, sepse nga temperaturat e larta dihet çka ndodh”.

“Këtu në këtë rrugë kalojnë mbi 5000 banorë për ditë. Siç e shihni është problem shumë i madh që na rrezikon nga ndonjë epidemi. Ne i jemi drejtuar komunës me kërkesë dhe nënshkrime nga banorët e fshatit ndërsa komuna na ka larguar duke na thënë se nuk është ky inspektorat dhe na hedh në inspektoratet tjera. Ne presim zgjidhje nga komuna”.

“po shihet se rreziku është i madh dhe i përditshëm. Lëvizje ka përdit kjo rrugë, kap tre fshatra Sellcë, Llacë e Vicë – ankohen banorët.

Nga komuna e Tetovës, ashtu sikurse edhe për shumë probleme të tjera, thonë se projekt kanë, fondet janë ndarë, por nuk saktësojnë se kur do fillohet me punë.

Për atë çështje, tanimë jemi duke e shqyrtuar hartimin e një projekti. Do bëhet rregullimi i shtretërve të lumenjve dhe do përfshihet edhe kanalizimi fekale dhe atmosferik. Nëse nuk gabohem për projektin janë ndarë diku rreth 5 milion denarë – tha Armend Fazliu. Zëdhënës i komunës së Tetovës.

Përndryshe, rrugët e fshatrave të malësisë së Sharrit, nuk e kanë vetëm problemin e kanalizimit, por kanë edhe mungesën e asfaltit dhe shumë mbeturina në gjithë malësinë”.

https://m.youtube.com/watch?v=DlScpwB-O-Y