Gjendja e jashtëzakonshme, s’ka maska dhe doreza


Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, një pjesë e barnatoreve nuk kanë maska mbrojtëse. A mundet maskë dhe dorëza? Dorëza po kurse maska nuk kemi.

Qytetarët shkojnë nga barnatorja në barnatore. Diku presin edhe në radhë. “Konsumi është rritur edhe aty ku nuk ka, po kërkojmë. Bukë blejmë për dy- tre ditë, nuk ka lëvizje shumë. Nëse diçka harxhohet, ditën e katërt dalim”. “Nuk kemi rezerva në shtëpi. Është qesharake të blihen rezerva. Secili mund të dalë shkurt dhe të blejë”, thonë qytetarët, përcjell Alsat-M.

Qeveria ndaloi tubimet publike në grupe prej pesë ose më shumë personave. Lëvizja e qytetarëve është pa kufizim kohor. Aeroporti i Shkupit për fluturime komerciale gjithashtu është mbyllur që prej mbrëmë. Janë mbyllur edhe kufijtë.

Baby Boo