MAKTHI S’KA TË MBARUAR NË GREQI, SHPËRTHEJNË ZJARRET NË NJË ISHULL TJETËR


Mesa duket zjarret në Athinë nuk kanë të ndaluar këtë verë, pasi një tjetër ishull është përfshirë nga flakët.

Greqia është vënë përsëri nën alarm pas dy vatrave të zjarrit që kanë rënë sot në ishullin Zakinthos. Vatra e parë përfshiu zonën e Scopos, Kalamaki ndërsa vatra e dytë shpërtheu në fshatin Lathakia. Zjarri ka prekur vetëm zonën pyjore, jo atë të banuar.

Sakaq autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për marrjen e situatës nën kontroll.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë zjarret katastrofike pushtuan Athinën Lindore dhe si pasojë u shkaktuan 88 viktima dhe qindra të tjerë përfunduan në spital.

Baby Boo