Shqetësuese është heshtja në VMRO DPMNE në lidhje me referendumin, thonë nga Fraksioni demokratik


Fluksi i madh i mërgimtarëve të cilët gjatë qëndrimit në vendlindje kanë aplikuar për marrjen e dokumenteve personale ka shkaktuar tollovi në më shumë qytete. Nga Ministria e Brendshme shprehen se kanë angazhuar ekipe shtesë që do të punojnë edhe gjatë vikendit, me qëllim që të shmangin tollovit dhe tu mundësojnë qytetarëve që me kohë të pajisen me dokumentet e nevojshme. Ndërkohë që apelojnë që të mos priten momentet e fundit por qytetarët të aplikojnë me kohë.

“Ne kemi përcjellë të gjitha shqetësimet e qytetarëve për këtë arsye Ministria e Brendshme do të bëjë shpërndarjen e pasaportave edhe të shtunën edhe të dielën. Kemi angazhuar forca shtesë punonjëse që janë duke punuar në 2 turne të plota dhe jemi duke I shfrytëzuar në maksimum kapacitet e pajisjeve teknike që I posedojmë. Në këtë kontekst un dua t’ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për nxjerrjen e pasaportave të mos neglizhojnë po sa më parë tu drejtohen sporteleve të ministrisë që të munden më shpejtë dhe në afatin e duhur të pajisen me pasaporta dhe dokumente tjera personale”, deklaroi Agim Nuhiu, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Baby Boo