Makinat luksoze, procedurë parahetimore për Ramiz Merkon


Prokuroria publike për ndjekjen e kr*imit të organizuar ka hapur procedurë parahetimore për kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për blerjen e katër automobilave zyrtarë mes të cilave edhe automobilin e tij Audi A6. Vlera e përgjithshme e automobilave të blerë është 114 mijë euro, ndërsa vetëm Audi A6 kushton 66 mijë euro. Këto automobila janë blerë në vitin 2018, kur komuna kishte borxhe të pashlyera prej rreth 4 milionë euro. Lënda është ngritur nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit i cili kërkon përgjegjësi penale nga kryetari i Strugës për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Nga Prokuroria thonë se prokurori kompetent po ndërmerr veprime për zbardhjen e rastit.

Baby Boo