Filipçe: Peshkopi ta heq thirrjen e tij për vizita në kisha gjatë festës


Ministri i Shëndetësisë thotë se thirrja e kreut të KOM-it për vizitë masive në kisha gjatë festës fetare është në kundërshtim me gjithçka që po e bëjnë autoritetet në parandalimin e coronavirusit.

Ai kërkoi nga Agatangell ta heq thirrjen e tij që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“I bëj thirrje peshkopit që ta heq thirrjen e tij, është në kundërshtim ndaj gjithçka që bëjmë dhe kundërshton rregullat qeveritare. Nëse kjo ndodh, seriozisht rrezikohet shëndeti i të gjithëve atje”, tha FIlipçe.

Baby Boo